Ka një çështje Asani te Partizani

0

Vetëm 45 minuta në fushë në Kukës dhe zëvendës: Jasir Asani ishte një ndër ata që u identifikuan nga trajneri Klevis Dalipi si fajtorë për humbjen 3-0 në 45 minutat e para të sfidës që duhej të ishte një finale e madhe për vendin e dytë, por u kthye në një shëtitje për Kukësin.

Ai zëvendësim e ka zemëruar pa masë Asanin, i cili nuk e ka fshehur nervozizmin e tij, ndërkohë që në Instagram ka postuar një mesazh domethënës: “Kur të tradhtojnë, është sikur të t’i kenë këputur krahët. Mund t’i falësh, por jo t’i përqafosh”.

Për t’u theksuar është se sulmuesi anësor ka luajtur 19 herë nga minuta e parë në Superiore këtë sezon, duke u kthyer në një lojtar mjaft të rëndësishëm pas largimit të Starovës, por gjithsesi është zëvendësuar 6 herë në dy muajt e fundit, që kur në drejtim ka ardhur Dalipi dhe ndoshta kjo gjë i ka shkaktuar hatërmbetje.

Një problem më shumë për Partizanin, që duhet të bashkojë grupin, sepse edhe Kotobelli ishte mjaft nervoz pas ndërrimit që në pjesën e parë në Kukës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.