“Ka nisur vrapi dhe plazhi”/ Mbi 25 mijë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, Spanja lejon hapjen

Të hënën skuadrat e futbollit spanjoll mund të zbresin sërish në fushë për të rinisur stërvitjen. Pezullimi i futbollit per afro 2 muaj vështirësoi goxha gjendjen ekonomike të skuadrave duke vëtetuar që futbolli nuk mbijeton dot pa të drejtat televizive dhe reklamat. Kështu autoritetet spanjolle veç lehtësirave për futbollin, kanë nisur edhe hapjen graduale për qytetarët.

Nga Spanja raportohet se është lejuar shëtitja, kryerja e stërvitjes në natyrë, guidat malore si dhe hapja e plazheve. Një fundjavë ndryshe kjo për spanjollët të cilën me aq shumë durim e prisnin. Megjithëse në vend numërohen mbi 25 mijë viktima, autoritetet besojnë se rrezikshmëria e Covid-19 është ulur. Lejimi i një hapje të tillë po monitorohet me shumë kujdes për të qenë të sigurtë se po, jeta në Spanjë mund të rinisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *