Ka ndodhur në Besa-Laçi, por gafë të tillë e bëjnë edhe në Angli

0

Fillimviti 2014, Kategoria Superiore regjistroi një ndër gafat më të mëdha të gjyqtarëve shqiptarë në dekadat e fundit: ndeshja Besa-Laçi, një 11-metërsh për Besën i shënuar nga Fatjon Sefa, por arbitri Enea Jorgji në mënyrë qesharake anuloi 11-metërshin dhe akordoi faull kundër Besës, me justifikimin se disa lojtarë ishin futur në zonë.

Çudi shqiptare? Jo dhe aq, sepse e njëjta skenë është parë edhe ditët e fundit, në Angli. Gjyqtari është Kith Shraud, Njukaslli priste Bërtonin në divizionin e dytë anglez dhe në pjesën e parë Njukasllit iu akordua një 11-metërsh. Nga pika e bardhë mesfushori Met Riçi shënoi, por gjyqtari habiti të gjithë, duke anuluar penalltinë dhe duke dhënë faull kundër Njukasllit. Arsyeja? Disa lojtarë ishin futur në zonë!

Protesta pa fund të Njukasllit dhe trajnerit Rafa Benitez, por vendimi nuk ndryshoi, edhe pse gjyqtari u konsultua edhe me anësorin!

Për fat, Njukaslli fitoi 1-0, ndërsa pas ndeshjes arbitri kërkoi falje publike me një komunikatë për shtyp publikuar nga Shoqata e Arbitrave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image