Ka miqësi me Marotan, por Raiola bën biznes me armiqtë e mëdhenj

Mino Raiola dhe Beppe Marota kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, thuajse të privilegjuar. Fryt i viteve me radhë bashkëpunimi. Prej kalimit të Marotas te Interi, tashmë menaxheri që punon me shumë yje trë futbollit botëror, mund të nisë të punojë edhe me Interin për transferimet.

Megjithatë, deri sa të krijohen kushtet, super-menaxheri vazhdon të bashkëpunojë me “armiqtë” e mëdhenj të zikaltërve. Gjatë këtyre ditëve, Raiola po fiton kohë në negociatat me Milanin, për huazimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç. Për rikthimin e yllit suedez në “San Siro” do të jenë vendimtare dy javët e para të dhjetorit.

Takimin e radhës, Raiola e ka përcaktuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratiçi. Tema e bisedës është Moise Kin, i cili është gati të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e janarit. Talenti 18-vjeçar kërkohet nga shumë klube, ndërsa huazimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Menaxheri pritet të diskutojë edhe rreth çështjes së Pol Pogba, për një rikthim të mundshëm te kampionët e Italisë gjatë merkatos së verës. Raiola do të takojë shumë shpejt drejtuesit e Juventusit, në pritje të një telefonate nga Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *