Ka mbetur pa punë, media më e madhe në Zvicër sjell në kujtesë Arlind Ajetin

Arlind Ajeti ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Shqipërisë në Europianin e Francës. Pikërisht pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara në nivele të larta, do të vinte edhe oferta e Torinos.

Por eksperienca në ekipin italian do të rezultonte për t’u harruar sa i përket mbrojtësit shqiptar që asokohe drejtohej nga Mihajloviç. Për të mbërritur te sezoni i fundit me Grashopërsin, që ra nga elita e Zvicrës.

Madje lojtarët do të dorëzonin fanelat e tyre te tifozët, pasi këta të fundit e kërkonin me ngulm pasi sipas tyre futbollistët nuk e meritonin emrin e klubit dhe nuk i përfaqësonin. Pas gjithë kësaj, Ajeti mbeti i përjashtuar nga ekipi dhe nuk është në kontratë. Media më e madhe në Zvicër, “Blick.ch”, ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që nuk janë pa punë aktualisht, atje ku përfshijnë Ajetin:

“52 ndeshje me Basel, 41 në Seria A për Torinon, Frosinonen dhe Krotonen. 19 ndeshje me Shqipërinë. Në gjysmën e sezonit ka luajtur edhe me Grashopërsin”, shkruhet në sponsorizimin që i bëhet emrit të mbrojtësit shqiptar. Gjithashtu “Blick.ch” ka përfshirë edhe Shkëlzen Gashin, por ky i fundit e ka siguruar marrëveshjen me Aarau. /Sport Ekspres/