Ka marrë “flakë” në çdo ndeshje, në Kosovë i qajnë hallin Prognit: Kujdes me “Red Bullat”

Gerhard Progni ka marrë një vëmendje të gjerë me deklaratën e tij se do të qeraste me Red Bull gjithë shokët e ekipit për çdo asist ose gol të realizuar prej tij me Gjilanin. Por periudha mjaft e mirë që ai po kalon në IPKO Superliga ka bërë që në Kosovë t’i qajnë hallin futbollistit.

Media “Insport” i ka kushtuar edhe një  artikull me titull “Progni duhet të rishikojë premtimin për “Red Bulla”, gol dhe asist pothuajse çdo ndeshje” kësaj situate të sulmuesit shqiptar, pasi premtimi i tij duket se po merr një kosto të madhe.

Progni ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 3 herë në këto ndeshje me skuadrën e Gjilanit, duke ndihmuar ekipin e tij në thuajse çdo përballje të luajtur, ku vetëm në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit e dërgoi 2 herë topin në rrjetë dhe dha një pasim për gol. Nëse futbollisti shqiptar do të vazhdojë me këto ritme në kampionat, atëherë duhet ta mendojë dy herë premtimin që ka dhënë./Sport Ekspres/