“Ka lojtar te Kosova që unë as do i merrja në 18-she”, Munishi: Mbajeni mend këtë emër te Shpresat!

Trajneri i Ballkanit që kryeson kampionatin në Kosovë, Ismet Munishi, ka pasur kritika për mënyrën e përzgjedhjes që bën Rafet Prekazi te dardanët U-21. Menjëherë pas humbjes së djeshme ndaj Shpresave të Shqipërisë, Munishi ka thënë se disa lojtarë te kjo përfaqësuese e Kosovës nuk do thirreshin as te 18-shja e Ballkanit të tij.

Gjithashtu duke promovuar Blend Baftiun, që është futbollisti i Ballkanit dhe shënoi golin e vetëm ndaj Shqipërisë U-21 pasi erdhi nga stoli. Por të gjithë e panë se në fushën e lojës vetëm Armando Broja ishte që bënte diferencën. Sidomos në pjesën e parë, ku sulmuesi i Chelseat ishte i pandalshëm.

Mbi këtë talent ka folur edhe Munishi, që ka theksuar se do të dëgjohet humë në të ardhmen: “Broja ishte i jashtëzakonshëm. Një lojtar i shkoll me hapin dhe teknikën e mirë. Duhet ta mbajë mend këtë futbollist gjithë opinioni se do bëhet super yll”, ka thënë Munishi. /Sport Ekspres/