Ka lënë pas problemin me tifozët, Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën: Ai nuk fshihet, është shembull për të gjithë

Përplasja e Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit duket se është harruar tashmë dhe mesfushori shqiptar po tregon sërish personalitetin e tij në fushë. Ajo grindje në tetorin e shkuar i kushtoi shiritin e kapitenit, por kjo nuk e ka ndalur Xhakën të tregohet sërish lideri i skuadrës.

Mund të jesh kapiten edhe pa shirit dhe këtë gjë po e tregon në një farë mënyre lojtari i topçinjve. Pas ndeshjes me Southampton Arteta nuk i ka kursyer fjalët pozitive në drejtim të Granitit, duke u shprehur se është një shembull i mirë për të gjithë të tjerët.

“Ai është një prezencë e madhe. Është dikush që nuk fshihet. Xhaka ka parime dhe vlera shumë të qarta dhe i vendos ato në fushë sa herë që është në të. Përkushtimi i tij është i shkëlqyer dhe ai është një shembull vërtet i mirë për të tjerët“, ka thënë Mikel Arteta për Granit Xhakën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *