Ka karrierë të ndritur, ama ëndrra e Filipe Luis nuk paska qenë plotësuar

0

Shumë shpesh themi se njeriu jeton për të plotësuar ëndrrat. Megjithatë, “egërsia” e jetës dhe pragmatizmi i përditshmërisë bën që gjërat që duam më shumë t’i “strukim” në një cep e të zgjedhim të përballojmë ashpërsinë e të jetuarit në këtë botë.
Kështu i ka ndodhur edhe Filipe Luis. Mbrojtësi ka bërë një karrierë të ndritur në Evropë, duke luajtur me klube si Ajaks, Çelsi apo Atletiko. Përtej kësaj, dëshira e 33-vjeçarit nuk paska qenë arritur ende.

Ai është lojtari më i ri i Flamengos dhe me transferimin te gjgantët brazilianë, më në fund ai ka plotësuar ëndrrën e fëmijërisë së tij. Mbrojtësi e pohoi këtë nëprmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregon një foto me bluzën kuqezi të veshur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.