Ka ekuacione të pazgjidhura? Telefononi Ilir Dajën! Aksi Ballsh-Tiranë, mund të na zbeh “Superioren” ndaj Kukësit

Ilir Daja, nëse flasim për trajnerin më të mirë shqiptar në Superiore, nuk e gjejmë dot një tjetër emër. Karriera e këtij tekniku flet qartësisht për arritjet dhe sukseset që kanë skuadrat në drejtimin e tij.

Por edhe në periudhën aktuale, në Skënderbeun që askush tjetër nuk do të kishte guxuar ta merrte, në Skënderbeun që askush tjetër nuk mund të rezistonte kaq gjatë dhe mbi të gjitha pa u vendosur në pikëpyetje shkarkimi, qendron stoik dhe mbi të gjitha me besnikëri.

Pavarësisht se korçarët nuk kanë mundësi që të luajnë në Europë, të paktën jo deri tani, lojtarët paraqiten si të barabartë me skuadra të mëdha që e kanë këtë të drejtë në Shqipëri. Madje nëse shohim statistikat, Skënderbeu del më mirë në ndeshjet direkte me bilancet edhe se vetë skuadrët që kërkojnë të fitojnë Superioren.

Dita e sotme do të rezervojë në Korçë një përballje ndaj Kukësit. Fitorja është e detyruar për verilindorët, por duke parë skuadrën që drejtohet nga Ilir Daja, do të jetë një mision më shumë se i vështirë. Skënderbeu është i vetmi ekip që ka arritur të fitojë në shtëpinë e Bylisit, asnjë tjetër nuk ka mundur. Skënderbeu është i vetmi ekip që ka ndërhyrë për ta ndalur dhe prishur humorin Tiranës së Egbos, madje edhe në shtëpi, atje ku askush nuk ka mundur.

Viti 2020 është thuajse në perfeksion për korçarët, teksa vijnë edhe pas tre fitoreve radhazi. Në të tilla kushte dhe duke e parë në këtë këndvështrim, gara për titull në Superiore mund të zbehet së tepërmi nesër në Korçë me një ndalesë të verilindorëve. Por sa herë që të ketë ekuacione të pazgjidhura, Daja është gati që t’i jap përfundimin e tij dhe që përkon saktësisht me atë që duhet. Pastaj ndaj një Kukësi mes shumë luhatjesh dhe në një nga momentet më të këqija në këtë kampionat, ka së tepërmi avantazhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *