Ka edhe Rumania një “Kukës”

0

Historike në Rumani: Vitoruli i Konstancës është shpallur kampion, në mënyrë të pabesueshme.

Historia e këtij klubi është e jashtëzakonshme: në vitin 2009 u themelua nga i madhi George Haxhi, i cili vazhdon të jetë pronar. Haxhi bleu licencën e një klubi të falimentuar në kategorinë e tretë dhe në sezonin 2012/13 Vitoruli debutoi në Ligën 1.

Sezonin e shkuar Vitoruli shkroi historinë, sepse e mbylli në vendin e pestë dhe mori pjesë në Europa League.

Nuk kënaqej me aq Haxhi, i cili ishte edhe trajner prej tetorit 2014. Këtë sezon Haxhi e udhëhoqi  Vitorulin drejt titullit, duke mposhtur edhe “gogolin” e Rumanisë, Steauan e Bukureshtit.

Sot, në ndeshjen finale të sezonit, Vitoruli mposhti Kluzhin 1-0 dhe u shpall kampion falë epërsisë në përballjet direkte me Steauan. Histori suksesi, sepse Haxhi e ka nisur me planin për të ndërtuar një akademi për të rinjtë, ndërsa pak nga pak klubi është zhvilluar dhe tashmë do të luajë në Champions League!

Një histori që mund të krahasohet me Kukësin, nëse verilindorët ia dalin mbanë në Shqipëri, sepse edhe skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka kërkon titullin e parë në historinë e vet, që realisht ka nisur me Safet Gjicin, sepse ashtu si Vitoruli, Kukësi është ngjitur për herë të parë në Superiore në sezonin 2012/13.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here