Ka edhe kështu! Naser Alijit i heqin përkohësisht trajnerin italian në Hungari, frika nga Koronavirusi

Një udhëtim për në vendlindje i ka kushtuar disi trajnerit italian të Honved, Giuseppe Sannino. Pikërisht ekipit hungarez ku është pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji.

Por sapo është rikthyer për të stërvitur skuadrën, Sannino ka hasur një surprizë të vogël. Honved nuk e ka lejuar që të marrë sërish në stërvitje ekipin, duke e larguar përkohësisht, Në vendin e tij është thirrur trajneri i të rinjëve, Istvan Pisont.

Arsyeja? Pikërisht frika e përhapjes së madhe të Koronavirusit në Itali. “Zëvendësimi i Sannino dhe bashkëpunëtorit të tij Alessandro Recenti është i domosdoshëm sepse ata vijnë nga kontakti me njerëzit në zonat e mbyllura nga koronavirusi”, shënohej në njoftimin e klubit.

Frika ka mbërritur edhe në Hungari, ndërsa Honved ka marrë këtë masë paraprake, duke e hequr përkohësisht trajnerin italian. Por kjo jo edhe për shumë gjatë, pasi do të bëhen testet e detajuara dhe nëse Sanino nuk rezulton i infektuar, atëherë do të marrë në drejtim skuadrën si më parë. “U ktheva dje nga Italia dhe klubi duke dëgjuar lajmet alarmante nga Itali, vendosi këtë masë paraprake. Unë jam mirë, kur zbrita më bën matjet për temperature. Tani dua të dalë sa më shpejt në fushë për të stërvitur djemtë”, u shpreh Sanino për “Ginalucadimarzio”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *