Ka diçka që e trishton Mesin, jashtë futbollit

0

Flitet gjithnjë për Leo Mesin dhe futbollin, për magjitë e tij apo paraqitjet zhgënjyese në ndonjë rast, por vetë ylli i Barcelonës na kujton se ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli.

Me një postim në Facebook, ambasadori i UNICEF-it u bën thirrje që të gjithë bashkohen për të ndihmuar fëmijët e Sirisë dhe gjithashtu fton të gjithë që të çojnë zërin për të ndalur atë luftë absurde.

“Edhe një ditë luftë është e tepërt. Fëmijët e Sirisë janë pre e dhunës dhe mizorisë prej 6 vitesh, në një konflikt që i mban peng. Si baba dhe si ambasador i UNICEF-it, më dhemb zemra. Bashkohu me UNICEF, për të kërkuar fundin e luftës”, shkruan Mesi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image