Ka 5 vite dhe 20 ndeshje pa fituar, Laçi ndaj Kukësit është si historia Tirana-Partizani

Një nga ndeshjet më kryesore të javës së 12 të Superiores, do të jetë edhe ajo mes Laçit dhe Kukësit. Përballje kjo që gjithmonë ka prodhuar jehonë të madhe për atë që ndodhë brenda dhe jashtë fushës.

Nëse shohim statistikat, kurbinasit e kanë harruar shijen e fitores ndaj Kukësit. E fundit i përket vitit 2015, atëherë kur do të fitonin me rezultatin 1-2 për Kupë. Që nga ajo kohë janë bërë 20 ndeshje që verilindorët nuk thyhen ndaj këtij kundërshtari, duke na kujtuar historinë e Tirana-Partizani.

Por këtë herë do të flitet ndryshe dhe statistikat flasin për favorizimin e Laçit. Në drejtimin e Armando Cungut, kurbinasit kanë shpërthyer në takimet e fundit duke shënuar të paktën 3 gola për ndeshje. Duke shtuar këtu që në majën e sulmit është një lojtar si Nabueze apo mungesat e shumta të Kukësit, do të jetë e vështirë për këta të fundit që të dalin me pikë nga transferta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *