Juventusi tregon forcën, merr me “dhunë” yllin italian

Ardhja e një pronari si Roko Komiso ja ka vështirësuar jo pak Juves punën për të sjellë në Torino një yll si Federiko Kieza. Presidenti i klubit vjollcë u shpreh se nuk kanë nevojë për para dhe do që ta mbajë xhevahirin e skuadrës. Gjithsesi, një klub me karakteristikat e Juventusit nuk dorëzohet kurrë dhe do të vazhdojë të kërkojë shërbimet e 21-vjeçarit.

Nedved dhe Paratiçi kanë zgjedhur të bisedojnë me vetë lojtarin dhe ta bindin se ardhja në “Allianz Stadium” është zgjedhja e duhur. Sipas “Tuttosport”, edhe djaloshi e do një tranferim në Torino, ku do të bënte kapërcimin e madh të karrierës.

Këmbëngulja e vazhdueshme e tij pritet të çojë në rrugën e duhur operacionin e Juves dhe Kieza të vihet nën urdhërat e trajnerit Sarri. Në shumë raste është parë se dëshira e lojtarit është ajo që vendos dhe Fiorentina nuk ka sesi ta mbajë me pahir yllin e saj. Brenda një harku kohor prej 20 ditësh, Kieza pritet të bëhet shok skuadre me Kristiano Ronaldon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *