“Juventusi ta harrojë Kiezën”, Fiorentina tenton legjendën meksikane

0

Federiko Kieza është një nga shpresat e mëdha të futbollit italian. Anësori ofensiv i Fiorentinës kërkohet nga disa klube, me në krye Juventusin. Megjithatë, 21-vjeçari pritet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Firence.

Roko Komiso sapo ka marrë drejtimin e presidencës së Fiorentinës dhe ai e di mirë se shitja e “yllit” do e armiqësonte me tifozët e rinj. “Kieza do të qëndrojë me ne, të paktën edhe një vit. Më kanë siguruar se presidenca e kaluar nuk kishte asnjë lloj akordi për shitjen e tij, kështu që nuk besoj se mund të ketë diçka që se di. I pres në Amerikë, Kiezën, Pezelën dhe Milinkoviç”, thekson padroni vjollcë.

Nga ana tjetër, Fiorentina është hedhur në kërkim të një sulmuesi. Emri i preferuar është Çiçarito Hernandez. 31-vjeçari meksikan ka edhe një vit kontratë me Uest Hemin. Ai tundohet nga ideja për të provuar një eksperiencë në Serie A, ndërsa Fiorentina po përgatit ofertën zyrtare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.