Juventusi shet portierin Neto në Spanjë, tani kushton sa Donaruma!

Ka ardhur koha për përshëndetjet për Neton. Portieri i dytë i Juventusit, protagonist në këtë vit në Kupën e Italisë, është gati të nisë aventurën e tij të re me Valencian, në Spanjë.

Valencia do të paguajë 6 milionë euro, plus një milion euro bonus.

neto ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021, ndërsa çudia është klauzola e prishjes së kontratës, plot 80 milionë euro, sa Xhixhio Donaruma!

“Dy vite të paharrueshme, dy tituj, dy kupa, një grup i pabesueshëm… Faleminderit Juventus!”, shkruan në Twitter Neto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *