Juventusi, Ronaldo, por dhe e ardhmja: Flet “pistoleta” Piatek

Ditën e shtunë Juventus do të presë Xhenoan në “Allianz Stadium”, teksa bardhezinjtë numërojnë tetë fitore në Serinë A, pas tetë ndeshjesh. Ecuri perfekte nga kampionët e Italisë, ndërkohë Xhenoa gjithashtu po bën një fillim sezoni mjaft të mirë, ku njeriu i momentin është padyshim, Kristof Piatek.

Polaku po bën një sezon mbresëlënës, teksa numëron plot 9 gola pas shtatë ndeshjesh të luajtura me Xhenoan dhe synon të thyejë rekordin e Gabriel Batistutës. Pikërisht, përpara sfidës ndaj Juventusit, sulmuesi ka folur në lidhje me duelin ndaj bardhezinjve, gjithashtu dhe për Kristiano Ronaldon e për të ardhmen e tij.

JUVENTUSI E RONALDO -“Për momentin jam i përqëndruar vetëm në sfidën ndaj Juventusit. Do të jetë mjaft e vështirë sepse ndeshemi ndaj ekipit më të mirë në Itali, por do të bëjmë të pamundurën. Kristiano është lojtari më i mirë në Botë dhe për mendimin tim është gjithashtu lojtari më i madh i të gjithë kohërave”.

E ARDHMJA – “Për momentin jam pjesë e Xhenoas dhe jam i fokusuar vetëm te Xhenoa. Ka akoma dhe shumë ndeshje për këtë sezon dhe jam totalisht i përqendruar. I dashuroj tifozët e Xhenoas, janë fantastikë”, përfundoi sulmuesi i momentit në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *