Juventusi po luan me një portë ndaj Lokomotivës, por rezultati është “i çuditshëm”

Juventusi është surpriza më e madhe në mbrëmjen e “Champions League” deri në këto momente. Skuadra që drejtohet nga ana e Sarrit, është duke humbur me rezultatin 0-1 në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës.

Këta të fundit kanë shënuar me Miranchuk, në një gol deri diku aksidental për bardhezinjtë. Nëse shohim edhe statistikat e ndeshjes, atëherë rezultati nuk tregon asgjë për atë që është prodhuar në lojë. Mbajtja e topit dhe gjuajtjet në kuadrat e tregojnë qartë dominimin e Juventusit, që duket si lojë me një portë, por janë miqtë ata që po fitojnë deri tani. /Sport Ekspres/