Juventusi po dominon në Itali, ish-interisti Burdiso i kujton Calciopoli-n

Nikolas Burdiso, ish-mbrojtësi i Interit, kujton momentet e përjetuara me fanellën zikaltër. Nga drejtuesit e klubit, deri te skandali “Calciopoli”. Për “FcInterNeës.it”, ai foli për emra specifikë: “Faketi? Kam patur fatin që ta njoh dhe mendoj se jo vetëm nga interistët, por nga të gjithë njerëzit e apasionuar pas sportit, ai cilësohet një shembull për tu ndjekur”.

“Morati? Ka qenë një president i madh, por mbi të gjitha një person i shkëlqyer. Futbollit i nevojiten personazhë të tillë. Kur e takova Moratin, më bëri përshtypje se përtej pushtetit dhe parave, ai ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe kishte një mënyrë pune unike”.

Më pas, Burdiso komentoi edhe “Calciopoli”-n: “Ajo ishte pjesa e shëmtuar e futbollit italian. Çështja është kjo: nga gjyqi erdhën vendime dhe Interi arriti të bënte gjëra, që më parë nuk i realizonte dot, pra të fitonte”

“Kur jetoja në Argjentinë, shikoja skuadrën dhe lojtarët titullarë, të një niveli absolut dhe pyesja veten si ishte e mundur që rezultatet nuk vinin. Më pas erdhi shpjegimi. Shumë i qartë. U gjet problemi dhe mekanizmat që përdoreshin dhe Seria a u rikthye të ishte një kampionat i besueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *