Juventusi “peshkon” te PSG, Lacio pengesë për Milinkoviç-Saviç

0

Juventusi ka arritur akordin me Sergej Milinkoviç-Saviç, por problem mbetet marrëveshja me Lotiton. Presidenti i Lacios kërkon 90 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe fjala skonto nuk bën pjesë në fjalorin e tij.

Shumë cilësohet e lartë nga bardhezinjtë, të cilët shpresojnë të ulin sa më shumë çmimin e lojtarit. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” po punojnë dhe në përforcimin e mbrojtjes. Barzalji dhe Kaseres do të largohen, ndërsa Kielini mbush 35 vjeç në gusht.

Ideja e fundit quhet Markinjos. Negociatat me brazilianin e PSG-së kanë filluar. 25-vjeçari pëlqehet shumë nga Paratiçi, ndërsa emri i tij qarkulloi dhe si zëvendësues i Bonuçit, në momentin kur ky i fundit u largua drejt Milanit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Markinjos është parimisht dakord për t’u transferuar në Torino, por ka një problem. Çmimi i tij sillet rreth shifrës 60 milionë euro, ndërsa PSG  e cilëson të pashitshëm. Katër lojtarë janë të paprekshëm sipas kampionëve të Francës: Mbape, Nejmar, Verrati dhe Markinjos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.