Juventusi “përplaset” me Napolin, objektivi i përbashkët në merkato

Juventusi dhe Napoli janë përplasur në merkato. Të dy klubet kërkojnë një mbrojtës të djathtë dhe dëshira e tyre e madhe luan në Premier Ligë. Kieran Tripier është i preferuari i Sarrit.

Kanselo pritet të largohet drejt Mançester Sitit dhe trajneri i ri ka piketuar anësorin e Totenhemit si zëvendësues të portugezit. Tripier kushton 25 milionë sterlina për Spurs, të cilët janë dakord për shitjen e 28-vjeçarit.

Pas tij qëndron edhe Napoli. Karlo Ançeloti ka nisur negociatat me klubin anglez dhe është gati t’i ofrojë një kontratë. Rivaliteti do të vazhdojë, ndërsa e sigurt është që lojtari i kombëtares angleze do të vijojë karrierën në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *