Juventusi përgatit bombën, arrin akordin me yllin e Serie A

0

Mesfushori i Lacios, Sergei Milinkoviç-Saviç, nuk ka mundur të përsëritë sezonin e kaluar ku ishte protagonisti i një sezoni të shkëlqyer te Lacios. Pavarësisht rënies në formë, interesi për 24-vjeçarin mbetet shumë i lartë.

Gjatë orëve të fundit pothuajse në të gjithë mediet italiane ka filluar të përhapet lajmi se lojtari ka gjetur akordin me përfaqësuesit e klubit të Juventusit. Kampionët e Italisë i kanë ofruar mesfushorit serb një kontratë 5-vjeçare, ndërsa shifra që ka bindur lojtarin është ende enigmë.

Tani, negociatat kanë filluar në nivel drejtuesish. Dyshja Anjeli-Paratiçi do të ulet në tavolinë me homologët Tare-Lotito. Vitin e kaluar presidenti i Lacios refuzoi 100 milionë euro për kartonin e serbit, ndoshta kësaj here do t’i ketë ulur kërkesat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.