Juventusi nuk ndalet, skenar i bujshëm për Pol Pogba

0

Juventusi po lëviz shumë këtë merkato, me bardhezinjtë që pasi kanë siguruar Ramsejn prej kohësh, janë shumë pranë nënshkrimit edhe me Rabio e De Ligt.

Gjithsesi, ëndrra e madhe e “Zonjës së Vjetër”, është padyshim rikthimi i Pol Pogba. Ky i fundit nuk duket i lumtur në Mançester dhe kërkon largimin me çdo kusht, ku së bashku me Juventusin, në garë për shërbimet e tij është edhe Reali i Madridit.

Sidoqoftë, ditën e sotme “Corriere dello Sport”, ka raportuar se Pogba mund të jetë më pranë Juves dhe shkak është sponsori Adidas. Sipas gazetës prestigjioze, drejtuesit bardhezinj i kanë kërkuar ndihmë sponsorit të tyre, pasi nëse transferimi i De Ligt mbyllet me sukses, atëherë një tjetër shpenzim kolosal për Pogban do të ishte i tepruar.

Junajtid kërkon 150 milionë euro për të liruar francezin, me Anjeli & Co që mund të gjejnë mbështetje tek Adidas. Tashmë dhe skenari i rikthimit të Pogbas në Torino mund të bëhet realitet

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.