Juventusi një “përbindësh”, ecuri e pabesueshme në vetëm 19 javë

Skuadra e Juventusit arriti që të rrëmbente fitoren e 17-të këtë edicion nga 19 takime që ka luajtur deri më tani. Një ecuri e pabesueshme në Seria A, pasi bardhezinjtë kanë grumbulluar plot 53 pikë në vetëm gjysmën e ndeshjeve nga 57 të mundshme, ose e thënë ndryshe kanë lënë vetëm 4 pikë në gjysmën e parë të kampionatit.

Juventusi vijon marshimin drejt titullit dhe vështirë se ndonjë skuadër italiane do të tentojë që të rivaliojë për titull, duke parë këtë ecuri mbresëlënëse. Dy skuadrat e vetme që kanë mundur që të marrin pikë me kryesuesit e Italisë janë Atalanta dhe Xhenoa. Në këto 19 javë, “Zonja e Vjetër” ka sulmin më të mirë me 38 gola të shënuar, por dhe mbrojtjen më të mirë me 11 gola të pësuar.

Vetë ekipi i PSG-së mund ta barazojë statistikën për pikët e grumbulluara në 19 javë, pasi edhe kampionët e Francës kanë marrë 47 pikë në 17 ndeshje, por u duhet që të mos bëjnë asnjë hap fals në këto 2 takime të mbetura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *