Juventusi në “izolim” nga koronavirusi, tifozët larg klubit dhe financat në rënie

Frika nga koronavirusi në Itali ka prekur edhe futbollin, teksa Serie A do të luhet me stadium të boshatisura në javën e ardhshme. Një përballje mes dy ekipeve pretendente për titull si Juventusi dhe Interi so të luhet pa praninë e tifozëve dhe kjo ndikon dukshëm negativsht si për lojën e ftohtë që pritet të zhvillohet në fushë ashtu edhe për financat e klubit.

Madje përveç të ardhurave që do të përfitoheshin nga prania e tifozëve në stadium, aksionet e klubit bardhezi kanë pësuar një rënie me 14%. E gjitha kjo ka ndodhur në vetëm 2 ditë dhe arsyeja është frika e përhapur nga koronavirusi. Gjithashtu Juventusi ka mbyllur përkohësisht deri më datën 29 shkurt muzeun e klubit si dhe ka pezulluar turet në stadiumin e tyre. Në këtë mënyrë klubi është izoluar nga kontakti me tifozët e vetë, të cilët do të jenë larg bardhezinjve për të paktën 1 javë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *