Juventusi ndalet edhe nga “tentakulat” e Berishës

0

Nuk ka pasur fitues ndeshja hapëse e javës së 34-t në Serinë A, me Atalantën që ndali Juventusin te barazimi 2-2. Një pjesë e parë e shkëlqyer e Atalantës, që gjeti golin në limit me Kontin, por Juve reagoi fuqishëm në pjesën e dytë.

Spinacola shënoi një autogol të pafat, duke mos i lënë shpëtim Etrit Berishës, i cili u mund edhe nga Dani Alvesh në minutën e 83-të, por Frojler në minutën e 89-të i dha barazimin Atalantës.

Pjesa e dytë u dominua nga Juventusi dhe ishte Berisha më i miri në fushë për Atalantën, sepse kreu disa pritje fantastike në 45 minutat e dyta, duke iu bërë makth edhe Higuainit, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Në fund, vlerësimi për portierin kuqezi ishte mjaft i lartë, me notat 6.5-7 në mediat në Itali, duke e cilësuar një ndër 2-3 lojtarët më të mirë të ndeshjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image