“Juventusi na pëlqen”, gati dhurata e madhe për Mauricio Sarrin

0

Mauricio Sarri u prezantua gjatë ditës së sotme si trajneri i ri i Juventusit. Kurioziteti për të parë bardhezinjtë e sezonit të ri, duke luajtur një futboll ndryshe nga ai që kanë bërë gjithmonë, është i madh.

Pas prezantimit do të nisin edhe goditjet në merkato. Largimet nuk do të mungojnë, ndërsa listës së lojtarëve që pritet të transferohen në Torino i është shtuar një tjetër emër.

Flasim për Zhorzhinjon, mesfushorin 27-vjeçar të Çelsit, Italo-braziliani e ka Sarrin si një baba dhe mund të bashkohet përsëri me të, për të tretën herë pas aventurave me Napolin dhe Çelsin.

Vetë agjenti i Zhorzhinjos, Zhoao Santos, ka folur në lidhje me zërat e merkatos, duke i “shkelur syrin” Juventusit.

Kemi edhe katër vite kontratë me Çelsin. Do presim edhe pak ditë për të parë nëse interesimi i Juventusit është i vërtetë. E kaluara me Napolin nuk është aspak problem, pasi Zhorzhinjo është profesionist. Ai është i lumtur te Çelsi për momentin, por gjithçka mund të ndodhë në merkato. Të presim e të shohim”, përfundon agjenti i mesfushorit të preferuar të Mauricio Sarrit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.