Juventusi mposhtet bujshëm në Xhenova, feston Napoli

Sampdoria më e bukur e dekadave të fundit vazhdon të mahnitë, sepse sot ka mundur bujshëm 3-2 Juventusin. Një pjesë e parë e bukur, por pa gola, ndërsa në pjesën e dytë erdhi tërmeti gjenovez.

Duvan Zapata në minutën e 52-të, Toreira në të 71-tën dhe Ferrari n të 79-tën hodhën K.O. Juventusin e çoroditur, që vetëm në shtesë u zgjua.

Higuain në minutën e 91-të shkurtoi nga pika e bardhë, ndërsa në të 94-tën Dibala shënoi një gol të bukur, por vetëm kaq, sepse nuk kishte më kohë.

 

Humbja zbret Juventusin 4 pikë pas Napolit, që feston, ndërsa sot edhe Interi mund të festojë, nëse thyen Atalantën. Sampdoria është 9 pikë nga kreu, por ka edhe një ndeshje ndaj Romës për të luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *