Juventusi mendon për mbrojtjen, sytë nga kampioni i Botës

Samuel Umtiti kërkohet nga Juventusi. Francezi nuk ka gjetur akoma vendin e titullarit pas kthimit nga dëmtimi dhe është kthyer në një zgjedhje të dytë për Valverden. Kjo është edhe arsyeja, që kampioni i Botës e ka humbur buzëqeshjen që e karakterizon.

Qendërmbrojtësi firmosi rinovimin para Botërorit rus, por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Drejtuesit e Juves duan të përfitojnë nga kjo situatë. Mbrojtja e “zonjës” është e plakur dhe ka nevojë për prurje të reja.

Umtiti do të ishte zgjedhja e duhur në Torino, duke parë se objektivi De Ligt sa vjen e po largohet. Sipas “Rai Sport” Barcelonës do t’i ofrohet një shumë rreth 80 milionë euro. Një shifër që katalanasit pritet ta konsiderojnë sepse me këtë shumë do të mbulonin shpenzimet e blerjes së De Ligt, që shihet çdo ditë e më pranë tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *