Juventusi me sytë nga e ardhmja, gati të “shkundë xhepat” për pasardhësin e Ronaldos

Juventusi po përgatit të ardhmen dhe ajo do të jetë pa Kristiano Ronaldon. Ylli portugez ishte goditja më e bujshme e merkatos për bardhezinjtë, të cilët e morën 5 herë fituesin e Topit të Artë në vitin 2018. Por sulmuesi ka edhe dy vite kontratë me Juventusin dhe nisur nga mosha 35-vjeçare me shumë ngjasa nuk do të ketë rinovim për të. Gjithashtu Gonzalo Higuanin do e ketë kohën të shkurtër me “Zonjën e Vjetër”, prandaj Paratiçi ka hedhur sytë menjëherë drejt merkatos. Milik është një prej sulmuesve që mund të sillet së arfërmi në kampin bardhezi, ndërsa pasardhësi i Ronaldos gjendet në Bundesligë.

Është pikërisht Erling Haland, djaloshi magjik që ka mrekulluar gjithë Europën dhe që nga shifrat dhe paraqitjet në fushën e lojës me të drejtë gjykohet si një zëvendësues i denjë i Kristiano Ronaldos. Kontrata e tij me Dortmundin përfundon në verën e vitit 2022, ndërsa klauzola për largimin e tij është 75 milionë euro, të cilën Juventusi është mëse i gatshëm ta paguajë. Bashkëpunimi mes gjigantëve italianë dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola, ka qenë e frytshme këto kohë dhe mund të përfitohet nga ky fakt. Megjithatë Haland projektohet edhe si e ardhmja e Realit të Madridit, që nuk e ka aspak problem të derdhë shifra të mëdha parash për ta veshur si galaktik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *