Juventusi me pushime në Angli, nuk është vetëm Sarri dëshirë

Juventusi po shpenzon shumë kohë në Angli. Sipas mediave italiane, përveç bisedimeve me Maurisio Sarrin, te “Zonja” është rikthyer një tjetë çështje, ajo e Pol Pogba. Që nga koha kur Pogba dhe Murinjo patën një krisje te Junajtid, u përfol për një rikthim të mesfushorit francez në Torino.

Rikthimi i tij shihet edhe më i mundshëm pas ardhjes së Kristiano Ronaldos për 110 milionë euro nga Reali i Madridit, pasi Pogba shpeshherë ka deklaruar se është një fans i portugezit. Problem mbetet ardhja e Aron Ramsej, pasi dy futbollistët mbulojnë të njëjtin rol në fushën e lojës.

Gjithsesi, kjo gjë nuk i pengon mediat italiane të spekulojnë për një rikthim të kampionit të botës në Torino, pasi e ardhmja e këtij të fundit te Junajtid duket shumë më e shkurtër seç mendohej në fillim. Një merkato e mbingarkuar te Juventusi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *