Juventusi kthehet në vitrinë për Napolin, 5 lojtarë në dispozicion të De Laurentis për të marrë Milik

Juventusi kërkon të sjellë përforcime në repartin e sulmit dhe zgjidhjen e gjen te Napoli. Arkadius Milik ishte lojtari që me penalltinë e tij i hoqi trofeun e Kupës së Italisë nga duart bardhezinjve, por këta të fundit e kanë kthyer në strategji blerjen e futbollistëve që i hapi telashe në rrugën drejt trofeve. Sulmuesi polak kërkohet me ngulm nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa problem është kartoni i lojtarit.

Aurelio De Laurentis kërkon 40 – 50 milionë euro për Milik, por Juventusi ka një tjetër plan në mendje. Plot 5 futbollistë janë në kthyer në një vitrinë, nga ku Napoli mund të zgjasë dorën dhe të zgjedhë, si dhe para shtesë mund të ofohen më pas. Rugani, Bernardeshi, Mandragora, Pelegrini dhe Rugani janë çelësi i Paratiçit për të mbërritur te sulmuesi polak pa shpenzuar shumë para. Gjithçka e bën të ditur gazeta italiane “Tuttosport”, e raporton se në rast dështimi, atëherë Juventusi e ka planin B në Premier League, ku shënjestra është lojtari meksikan Jimenez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *