Juventusi kthehet i madh, Barça del pa shënuar

0

Pritej ndonjë mrekulli, ose të paktën një fitore që do ta bënte emocionuese ndeshjen e kthimit, pas fitores 3-0 të Juventusit në vajtje.

Megjithatë, Barcelona ka hasur në një mur, duke u ndalur 0-0 nga bardhezinjtë, që tashmë janë bindur se janë realisht të mëdhenj dhe mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve.

Një sukses i jashtëzakonshëm për kampionët e Italisë, që lanë në kuotën e 0 golave në 180 minuta Barcelonën e frikshme të Mesit, Nejmarit e Suarezit

Pavarësisht nga dominimi territorial, Barcelona nuk krijoi raste të pastra, ndërsa Mesi gaboi dy raste shumë të mira, duke shpërdoruar sidomos një rast kur Bufon doli gabim.

E provuan të gjithë te Barcelona, por mungonte qartësia, por edhe fati që patën me PSG-në.

Ndërkaq, Monako kthehet pas shumë vitesh në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionve, pas fitores së sotme 3-1 ndaj Dortmundit. Një ndeshje e vendosur që në fillim, sepse Mbape e Falkao shënuan në minutat 3 e 17 dhe që aty nuk pati kthim pas. Dortmundi shkurtoi në fillim të pjesës së dytë me Rojsin, por Zhermen në minutën e 82-të vulosi fitoren franceze.

Për herë të parë prej sezonit 2008/2009 asnjë skuadër gjermane nuk mbërrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here