Juventusi ka gati propozimet për pagat, Chellini do të jetë zëri i klubit për futbollistët

Klubet e futbollit nuk i kanë punër mirë me financat këto kohë, kur kampionait është ndërprerë për shkak të pandemisë Covid-19, e cila duket se nuk ka ndërmend të zmbrapset shpejt. Prerja e pagave të futbollistëve është nëj mundësi që po ndiqet me interes nga presidentët e ekipeve të futbollit dhe këtu nuk bën përjashtim as Juventusi. Të veshësh bardhezi lojtarë si Ronaldo apo edhe të tjerë si Dybala, Bonuci, Chiellini e të tjerë ka edhe kosto të mëdha financiare, pasi shuma e parave që këta të fundit fusin në xhepat e tyre në fund të muajit është një shifër vërtetë e lartë.

Sipas “Gazzetta dello Sport“, Paratici Agnelli dhe Chiellini kanë diskutuar me njëri-tjetrin zgjidhjet e mundshme, ndërsa kapiteni veteran i Juventusit do të jetë ai që do të kontaktojë me shokët e ekipit për të marrë një vendim në lidhje me këtë temë. Hipotezat e hedhura në kampin e “Zonjës së Vjetër“ janë 3 dhe bashkarisht do të arrihet në zgjedhjen e njërës prej tyre.

Alternativa e parë e shtruar është pagesa e marsit dhe më pas pezullimi i rrogës deri në rifillimin e sezonit sërish. Ndërkohë një tjetër mundësi është që në pritje të vendimit të rinisjes së Serie A, nga 4 muaj të hiqet dorë prej 1-2 dy prej tyre. Ndërkaq një mundësi e fundit për të zgjidhur këtë problem është ajo ku lojtarët heqin dorë nga paga për 1 muaj e gjysm, pavarësisht se kur do të rikthehen sërish në fushën e lojës./Sport Ekspres/