Juventusi “harron” Pogba, gjen akordin me mesfushorin “rebel”

0

Juventusi duket se synimin kryesor e ka te përforcimi i mesfushës për sezonin e ri, me bardhezinjtë që pasi kanë nënshkruar me Aron Ramsej nga Arsenali, janë shumë pranë Adrien Rabiot.

Mesfushori francez nuk luan prej kohësh, teksa raportet mes tij dhe PSG thuajse nuk ekzistojnë. Sipas mediave në Francë, Juve ka gjetur marrëveshjen me 24-vjeçarin, i cili do të paguhet plot 7 milionë euro në sezon.

Kontrata që do të firmosë Rabiot do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024. Në rast se gjithçka shkon drejt finalizimit atëherë do të ishte një përforcim mjaft i rëndësishëm për “Zonjën e vjetër”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.