Juventusi, gati rinovimi me sulmuesin deri në vitin 2022

Reparti i sulmit të Juventusit ka mjaft cilësi, pasi në garë për të marrë fanellën e titullarit janë Dibala, Manxhukiç, Ronaldo apo dhe Bernardeski. Afrimi i Ronaldo normalisht që i ngushtoi hapësirat për lojtarët e tjerë, që normalisht nuk mund të rivalizojnë me një lojtar që ka fituar 5 herë Topin e Artë ndonëse është 33 vjeç.

Siç raportojnë mediat në Itali, “Zonja e Vjetër” është e kënaqur dhe me pjesën tjetër të sulmuesve, pasi ka gati rinovimin me njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Mario Manxhukiç, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e bardhezinjve deri në vitin 2022.

Manxhukiç dhe Juventusi, sipas asaj që raporton “Rai Sport” e kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur kontratën dhe shumë shpejt pritet që të vijë dhe zyrtarizmi. Kroati luan sezonin e tij katërt me kampionët e Italisë dhe këtë sezon, ndonëse 32 vjeç ka luajtur në 7 ndeshje në kampionat, por dhe në të dyja sfidat në Champions Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *