Juventusi e turpëroi në fushë, një gazetar pyet Gatuzon: Na thuaj ndonjë fjalë për Montelën!

Juventus-Milan 4-0, finalja e Kupës së Italisë, çfarë ka më keq se kaq për një trajner të ri si Xhenaro Gatuzo, që shpresonte të linte gjurmë në pak muaj si trajner i ekipit të parë? Me siguri më keq është ndjerë Gatuzo pas konferencës për shtyp, ku ka dalë kundër dëshirës së vet, sa për të respektuar rregulloren.

Një nga gazetarët e pranishëm në konferencë i bëri një pyetje paksa pa lidhje: “Na thuaj ndonjë fjalë për Montelën, që arriti një fitore të madhe në Mançester Junajtid. A ka ende diçka të tij te ky Milan, çfarë ju la në trashëgimi, a keni folur më?”.

Me siguri një dekadë më parë Gatuzo do ia kishte flakur mikrofonin kokës, por trajneri kuqezi me sforcim të madh gjeti forcë që të përgjigjej qetësisht: “Pas 4 petullave sot, ti më bën pyetje për Montelën? E pabesueshme! Më djeg trupi, ndihem sikur kam marrë flakë dhe ti më pyet për Montelën?”.

Për fat, aty Montelën e ndalën që të vazhdonte, sepse kushedi ç’batutë do lëshonte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *