Juventusi e nis me largime, Sevija bën pazar në Torino

Juventusi këtë vit kishte fatin të kishte dy portierë të një niveli mjaft të mirë si Matia Perin dhe Vojçek Shezni. Polaku me eksperiencën dhe aftësitë e tij ka arritur të mundë konkurencën e Perin, me këtë të fundit që e ka të pamundur të qëndrojë edhe një vit tjetër në stol, sidomos në këtë moshë.
Këtë sezon ai regjistroi vetëm nëntë ndeshje. Kështu, 26-vjeçari me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Sevija është një mundësi tepër e mirë për mbrojtësin ekstrem të Juventusit. Spanjollët kanë shfaqur interes për të. Drejtori sportiv i klubit andaluzian, Monki, e njeh mjaft mirë portierin sepse e ka ndjekur atë që kur kishte rol në ekzekutivin e Romës.

Serxho Riko, portieri i parë i Sevijas mund të largohet në Premier Ligë, me Fulhemin që është favorit për shërbimet e tij. Perin pritet të zbarkojë në Spanjë për ta zëvendësuar. Edhe Roma ka dëshiron shërbimet e tij. Olsen nuk ka treguar sigurinë e pritur dhe shtimi i konkurencës do të ishte zgjidhja e duhur. Vlera e tij në merkato është 15 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *