Juventusi e kërkoi me ngulm, Raiola zbulon arsyen pse e i mbylli derën bardhezinjve për Halandin

0

Haland ka pashtuar futbollin europian këtë sezon, teksa i ka mahnitur të gjithë me lojën e tij. Një makineri golash dhe të mendosh që ka vetëm 19 vjeç. Klubet më të mëdha të kampionateve elitare në Europë u vunë në radhë për shërbimet e tij pas shpërthimit që sulmuesi pati te Salzburgu. Megjithatë norvegjezi vendosi të shkonte në Gjermani te Borusia e Dortmundit dhe shifrat flasin se ka bërë nuk ka gabuar me zgjedhjen e tij.

Ndërkohë Juventusi është një nga skuadrat që është vënë në gjurmët Haland që prej shumë kohësh, ndërsa është ndeshur shpesh me refuzimin e tij. Do e refuzonte para kalimit te Salzburgu, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe në janar kur zgjodhi verdhezinjtë e Bundesligës. Arsyeja për këtë refuzim vjen nga vetë menaxheri i tij, Raiola, i cili siç raporton “La Repubblica”, ka thënë: “Halandin te Juventusi do e kishin çuar të luante me 23-vjeçarët”.

Një frazë kjo që tregon qartë se bardhezinjtë nuk u besojnë shumë hapësira të rinjve, megjithëse janë shumë aktiv në treg për blerjen e tyre. Por historia e ka treguar se Juventusi gjithnjë dëshiron t’i rrisë ata në ekipet zinxhirë, ose t’i përdorë për huazime në skuadrat e tjera. Të lësh një “adoleshentin magjik” të luajë me moshat nuk është diçka që bën për të, pasi Haland ka lindur për të pushtuar botën e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.