Juventusi e ka seriozisht, Nejmar jo më një ëndërr

0

Juventusi nuk fiton Champions Ligën prej 23 vitesh dhe në Torino kupa me veshë të mëdhenj është kthyer në një fiksim. Bardhezinjtë ia dalin të arrijnë deri në finale, por gjithmonë gjithçka prishet në momentin e fundit.

Drejtuesit nuk po kursehen në merkato dhe për t’u rikthyer te dominimi në Europë duhet të kesh lojtarët më të mirë në ekip. Vjet erdhi Kristiano Ronaldo, ndërsa sivjet Matijs De Ligt. Ëndrra e radhës quhet Nejmar.

Braziliani ka prishur çdo raport me PSG-në dhe largimi është i pashmangshëm. Dëshira e madhe është rikthimi te Barcelona, por raportet e këqija midis francezëve dhe spanjollëve e komplikojnë operacionin e rikthimit.

Juventusi po përfiton nga një situatë e tillë dhe është gati të realizojë goditjen e bujshme. El Mundo Deportivo thekson se Fabio Paratiçi do të takohet një nga këto ditë me babanë e Nejmar.

Drejtori sportiv i “Zonjës” dëshiron të kuptojë kërkesat e sulmuesit dhe gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Serie A. Juventusi beson dhe dëshiron t’i dhurojë surprizën e radhës tifozëve. De Ligt ka blinduar mbrojtjen, ndërsa Nejmar do formonte një dyshe të mrekullueshme me CR7 në repartin ofensiv të ekipit të Sarrit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.