Juventusi do të pushtohet nga “djalli”, tifozët e Milanit e shohin si me Interin

Milani dhe Juventusi do t’i rikthehen sërish fushës mbrëmjen e nesërme për të lënë pas humbjet e marra në kampionat. Të dy ekipet do të luajnë nesër në orën 20:45 takimin e parë të gjysmë-finales së Kupës së Italisë, ndërsa vijnë nga një fundjavë aspak e bukur në kampionat.

Por gjithsesi tofozët duket se nuk kanë ndërmend ta lënë në baltë skuadrën e tyre të zemrës, teksa pritet një shikueshmëri rekord në stadium. Sipas mediave italiane rreth 70 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në shkallët e “San Siros”. Megjithëse bëhet fjalë për kompeticionin e Kupës, një përballje mes dy klubeve si Milani dhe Juventusi nuk mund të kalojë pa vëmendjen e sportdashësve, që me këto shifra konkurojnë edhe derbin e Milanos që u luajt në fundjavë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *