Juventusi dhe Milani “përplasen” në merkato, synojnë lojtarin e Romës

0

Kjo merkato janari shihet si një mundësi shumë e mirë për skuadrat italiane që të përforcohen sa me shumë, e sidomos ato ekipe që nuk kanë bërë mirë në gjysmën e parë të kampionatit.

Një nga ato skuadra, është Milani, me kuqezinjtë që kanë shumë emra në listën e dëshirave. Emri më i fundit është ai i Lorenzo Pelegrinit, mesfushori që nuk preferohet shpesh në formacionin titullar nga tekniku Di Françesko.

22-vjeçari shihet si një lojtar me të ardhme dhe një aset i shtuar i futbollit italian, por që të arrijë potencialin e tij, duhet të lërë Romën. Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë, por duhet të mposhtë rivalitetin e Juventusit.

Kampionët kanë financat e duhura për ta bindur Pelegrinin, por me kontratën e këtij të fundit që skadon në 2022, transferimi i tij shihet si shumë i vështirë për të dyja skuadrat italiane.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.