Juventusi bën goditjen e madhe, ja shifrat!

Juventus-Dagllas Kosta, një akord thuajse i gjetur dhe transferimi i futbollistit drejt Torinos pritet të vijë së shpejti, këtë javë… Mbeten detajet e fundit mes bardhezinjve dhe Bajernit, por që do të gjenden ditën e nesërme. Një operacion në total prej 46 milionë eurosh dhe formula duhet të jetë ajo e huazimit për 6 milionë euro dhe detyrimin të pagesës për 40 mln euro të tjera, në fund të sezonit.  Të mërkurën pritet që lojtari të kryejë vizitat në Torino, nëse gjithçka shkon mirë në takimin e ditës së nesërme. Ançeloti, për të zëvendësuar brazilianin, që u ble nga Shakhtar Donjetsku, i ka kërkuar klubit Hames Rodrigezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *