Juventus vulos largimin e Matuidi, PSG tundohet nga çmimi

E ardhmja e Blez Matuidi te Juventusi është vënë në dyshim pas transferimeve të Eron Ramsei dhe Adrien Rabio. Hapsirat për francezit duken të pakta dhe një ndarje do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi ia ka ofruar mesfushorin PSG-së. Ish-klubi i Matuidi duhet të paguajë 15 milionë euro për të rikthyer futbollistin në Paris. Drejtori i PSG-së Leonardo u shpreh pak ditë më parë se e vlerësonte shumë 32-vjeçarin.

Në rast rikthimi te PSG, Matuidi nuk do të gëzojë më pozitën e viteve më parë ku ishte një lotjari padiskutueshëm në formacionin e kampionëve. Mesfushorit do i duhet të qëndrojë në stol duke pritur radhës pasi vendet e titullarëve janë prenotuar nga emra si Verrati, Paredes dhe Herrera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *