Juventus vihet në lëvizje, synon yllin e Dortmund

0

Juventusi ishte një ndër klubet më aktive në merkaton e verës, teksa arriti transferimin më të bujshëm të merkatos, me Kristiano Ronaldon, i cili kaloi nga Reali i Madridit në kampin bardhezi. Gjithashtu së bashku me portugezin erdhën dhe blerje të tjera, si Zhoao Kanselo, Bonuçi apo edhe Emre Xhan.

Gjithsesi, “zonja e vjetër” duket se ka filluar të mendojë për të ardhmen. Siç raportohet nga “tuttomercato”, drejtuesit e Juventus janë vënë në lëvizje për Kristian Pulisiç. 20 vjeçari është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Borusia e Dortmundit dhe shihet si një futbollist me të ardhme të madhe.

Kristian Pulisiç është një futbollist me origjinë kroate, por që aktivizohet për kombëtaren e Amerikës. 20-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje sezonin e kaluar me fanellën e Dortmund, duke qenë pjesë e rëndësishme e verdhezinjve. Sipas “trasfermarket”, kartoni i amerikano-kroatit vlerësohet me 45 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.