Juventus stërvitet me psikolog përpara ndeshjes me Milanin, Costa dhe Higuain “pacientët” e parë që kërkojnë ndihmë

Maurizio Sarri ka vendosur që në seancën stërvitore të kësaj të shtune të marrë edhe një tjetër “lojtar” në ndihmë të ekipit. Giuseppe Vercelli, me profesion psikolog, iu bashkua ekipit si zgjidhje për uljen e ankthit te lojtarët. Shumica e tyre vijojnë të kenë frikën e prekjes nga pandemia. E në këto kushte Sarri nuk do të dëshironte që të premten ndaj Milanit të luante me një ekip që vuan nga ana psikologjike.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, prezenca e Vercellit ka qenë e nevojshme për të gjithë. Megjithatë, pacientët e parë të tij kanë qenë Higuain dhe Costa. I pari është rikthyer nga Argjentina dhe ka lënë nënën e tij vetëm pas. Një frikë që sulmuesi e ka shfaqur që në momentin e parë. Po ashtu edhe Costa vuan pjesën e ankthit pasi qendrimi në shtëpi për një kohë të gjatë nuk i ka bërë aspak mirë. Kështu që, Sarri do të vijojë të ketë prezent në stërvitje gjatë ditëve në vazhdim profesor Vercellin, si të vetmin shërues ndaj ankthit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *