Juventus “pa frena”, ditë vendimtare për objektivin e mesfushës

0

Tifozët e Juventusit shpresojnë që të mbyllet sa më shpejt akordi me Matijs De Ligt, ndërsa gjatë ditës së sotme mund të vijë surpriza e radhës. Drejtuesit janë në diskutimet e fundit me Adrien Rabiot, i cili do të jetë goditja e radhës në mesfushë.

Sipas raportimeve të “gianlucadimarzio.com”, sot do të vijë përgjigja pozitive e mesfushorit francez. Firma e kontratës së re do të bëhet me 1 korrik, datë kur Rabiot do të jetë përfundimisht lojtar i lirë.

Kjo është goditja e dytë me parametra zero e bardhezinjve. Në fillim u siguruar Aron Ramsej nga Arsenali pa harxhuar asnjë cent, ndërsa tani përsëritet e njëjta gjë me Adrien Rabiot, i cili po pret me padurim largimin nga PSG dhe nisjen e një aventurë të re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.