Juventus nuk ndalet, rinis sulmin për përforcimin e mesfushës

Mbas mbërritjes së Kristiano Ronaldos, atmosfera në kampin bardhezi është në kulmin e saj. Tifozët janë të lumtur, ndërsa në klub vazhdojnë punën. Drejtuesit e kampionëve italianë po përgatiten për një tjetër afrim. Objektivi i radhës është përforcimi i mesfushës dhe një rus pritet të zbarkojë në Torino.

Flasim për mesfushorin e CSKA-së së Moskës, Aleksandër Golovin. 22-vjeçari ishte një ndër zbulimet e Botërorit. Një gol i shënuar në debutim kundër Arabisë Saudite dhe lojëra të mira në vazhdim. Mbi të gjitha lojtari mund të luajë në disa pozicione, duke qënë një alternativë e mirë për teknikun Alegri.

Bardhezinjtë e kërkuan gjatë Botërorit, por Golovin preferohet dhe në Angli me Çelsin që kërkon shërbimet e tij. Palët ishin afër, madje u fol për një akord të mundshëm, duke përfituar dhe nga marrëdhëniet e mira midis Abramoviç, pronarit të “Bluve” dhe drejtuesve të CSKA, por asgjë zyrtare.

Duke përfituar nga diçka e tillë, Juventus ka rinisur sulmin për mesfushorin. Kërkohet “parakalimi” i Çelsit dhe veshja bardhezi e Golovin, siç citojne dhe mediat italiane. Paratë nuk mungojnë dhe drejtuesit duan të mbyllin shpejt një tjetër afrim duke përforcuar ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *