Juventus nuk i ndahet Realit, gati plani për Marselon

Juventus nuk ndalet dhe vazhdon punën për të ardhmen. Bardhezinjtë pëlqejnë brazilianin Marselo dhe po përgatisin planin për të mbërritur te mbrojtësi gjatë verës së ardhshme.

30-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022 me Realin e Madridit dhe atë e intrigon ideja për të ndërruar ambient dhe për të kërkuar stimuj të rinj. Raporti me teknikun e ri, Lopetegui nuk është ai i duhuri dhe lojtari u zhgënjye nga zëvendësimi në ndeshjen e fundit me Gironën.

Juventusi është një zgjidhje ideale dhe aty do të bashkohej përsëri me Ronaldon. Siç citon “Tuttosport”, drejtuesit e Juventusit po mendojnë të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e brazilianit. Vera është larg, por vjen shumë shpejt dhe drejtuesit e “Zonjës” janë gati për t’i dhuruar Alegrit dhe tifozëve një tjetër emër të madh të futbollit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *